Misteri i trupit të pajetë të 37-vjeçares/ Autopsia rrëzon versionin paraprak

Misteri i trupit të pajetë të 37-vjeçares/ Autopsia rrëzon versionin paraprak

10:18, 01/06/2022
A+ Aa A-

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku një 37-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej disa ditësh, u gjet të martën e 31 majit e pajetë në një kanal në afërsi të bajpasit të Shkodrës.

Viktima është Leze Qosa.

Burime pranë prokurorisë, policisë dhe spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se 37-vjeçarja nuk është dhunuar para se të humbte jetën.

Autopsia ka rrëzuar versionin paraprak të policisë që thoshte se viktima kishte në trup shenja dhune.

Pas autopsisë që është kryer në spitalin rajonal të Shkodrës, ka rezultuar se Leze Qosa ka disa hematoma, por që nuk konsiderohen ato që kanë shkaktuar vdekjen.

Tashmë shtohet dhe më shumë misteri për vdekjen e 37-vjeçares.

Për të zbardhur atë që ka ndodhur, mësohet se janë dërguar drejt Tiranes në laborator analizat.

Pistat ku po hetohet për zbardhjen e shkaqeve janë ose një vetëhelmim i 37-vjeçares, ose vdekje natyrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco