Tragjeditë në familjen Taku dhe Kola, 5 të vdekur në 24 orë

Tragjeditë në familjen Taku dhe Kola, 5 të vdekur në 24 orë

19:10, 28/05/2022
A+ Aa A-

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur vendin në 24 orët e fundit. Nga këto dy ngjarje të zeza kanë humbur jetën pesë persona.

Një ditë më parë, (e premte, 27 maj), dy vëllezër 10 dhe 14 vjeç u mbytën në liqenin e Prushit, duke bërë që në familjen Taku të pllakosë zia.

Vëllezërit po laheshin së bashku me disa fëmijë të tjerë në liqen, por nuk ia dolën të dilnin nga uji, duke tronditur familjarët dhe opinionin publik.

Trupat e pajetë të djemve të vegjël u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Tragjedia nuk ndalet këtu. Godet sërish sot (e shtunë, 28 maj) në Fushë Arrëz. Nëna me dy vajzat humbin jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas burimeve, njëra prej vajzave, po lahej në dush kur e zuri korrenti, ndërsa nëna me vajzën tjetër kanë shkuar për ta ndihmuar, por kontakti fizik rezultoi fatal.

Të njëjtat burime raportojnë se kanë humbur jetën Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 19 vjeç dhe Emiljana Kola 16 vjeç./Syri.Net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco