Tragjedia në Fushë Arrëz/ Vajzën e zuri korrenti në dush, nëna dhe fëmija tjetër shkuan ta ndihmojnë (EMRAT)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Vajzën e zuri korrenti në dush, nëna dhe fëmija tjetër shkuan ta ndihmojnë (EMRAT)

17:46, 28/05/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Fushë Arrëz ku humbën jetën nëna me dy vajzat e saj pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Burime bëjnë me dije se njëra nga vajzat po lahej në dush kur e zuri korrenti, ndërsa e ëma me të motrën shkuan ta ndihmojnë.

Kontakti fizik i të trejave ka bërë që energjia elektrike t'iu marri jetën. Sipas raportimeve kanë humbur jetën Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola, 16 vjeç dhe Prendushe Kola 43 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco