Dy kosovarë ndërmjet 13 të kthyerve nga kampet e Sirisë

Dy kosovarë ndërmjet 13 të kthyerve nga kampet e Sirisë

13:01, 28/05/2022
A+ Aa A-

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë dy shtetas kosovarë në mesin e 13 të riatdhesuarve sot nga zonat e konfliktit në Siri. 

"Si Qeveri e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, - shkroi ministri në Fb, - sot kthyem dy shtetas tanë nga zonat e konfliktit në Siri.

Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019.

Jemi të lumtur që jemi shtet lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet tona si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS.

Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij procesi, do të kërkoja mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre."

Mbërrin avioni me 13 shqiptarë të tjerë nga kampet e Sirisë, fëmijë e gra të ish-xhihadistëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco