FOTO/ Policia e Shkodrës: 12 orë përpjekje për ta nxjerrë oficerin nga humnera, tani presim helikopterin Pamje nga operacioni i shpëtimit

FOTO/ Policia e Shkodrës: 12 orë përpjekje për ta nxjerrë oficerin nga humnera, tani presim helikopterin

12:40, 28/05/2022
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka treguar sot se si po vijon operacioni i shpëtimit për oficerin Rrok Frroku, 54 vjeç, i cili u rrëzua dje në mesditë në një humnerë në fshatin Shosh të Dukagjinit, gjatë një operacioni anti-kanabis. Operacioni nuk ka përfunduar ende, as pas 12 orësh nga ngritja e oficerit të plagosur rëndë lart. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në pritje të një helikopteri mjekësor, pasi transporti në atë terren është shumë i vështirë.

Sipas Policisë: 

Më datë 27.05.2022, rreth orës 12:00, në një zonë malore të fshatit Shosh, Dukagjin gjatë kontrollit në terren, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit, për goditjen e  veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, njëri nga efektivët e grupit të kontrollit, konkretisht Nënkomisar Rr. F., 54 vjeç, si pasojë e terrenit mjaft të thepisur, është rrëzuar dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë, shtetasi Rr. F. ka marrë lëndime të shumta në trup.

Shërbimet e Policisë dhe disa grupe të RENEA-s,  në bashkëpunim me shërbimet mjekësore pranë Spitalit Rajonal Shkodër, nën drejtimin e Drejtorit të Policisë Shkodër, pas 12 orë përpjekjesh, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga humnera të efektivit të Policisë, deri në një pikë ku mund të ulet helikopteri apo të bëhet tërheqja e tij me litarë, me qëllim transportimin  e tij drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore. 

Ekipi i urgjencës mjekësore i ka dhënë ndihmën e pare oficerit të Policisë dhe po e mban nën monitorim, së bashku me shërbimet policore, deri në mbërritjen e helikopterit, pasi transportimi i mëtejshëm nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës mjekësore është i pamundur, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Nga pika fundore e rrugës që shkon automjeti deri në vendin ku aktualisht ndodhet punonjësi i Policisë i dëmtuar, është 6 orë me këmbë dhe një terren shumë i vështirë që e bën të pamundur transportimin me krahë, të punonjësit të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco