Ngjarja në Ferizaj/ Tronditëse, e vrau dhe i ndenji tek koka teksa përpëlitej, dalin pamjet e vrasjes

Ngjarja në Ferizaj/ Tronditëse, e vrau dhe i ndenji tek koka teksa përpëlitej, dalin pamjet e vrasjes

12:19, 28/05/2022
A+ Aa A-

30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person po ashtu 30 vjeçar të quajtur Gazmend Hyseni në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj rreth orës 00:53.

Motivet e krimit janë ende mister, por mediat lokale kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ku shihet autori i dyshuar me armë në dorë teksa rri sipër trupit 30-vjeçarit pasi e qëlloi me armë.

Januzi është vëllai i reperit Betim Janusi, i njohur ndryshe edhe si “Buta”.

Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhrat.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

ImageQëndrim Januzaj, autori i dyshuar

ImageViktima Gazmend Hyseni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco