VIDEO/ Helikopterët e Policisë kontrollojnë Vlorën nga ajri për toka me kanabis

VIDEO/ Helikopterët e Policisë kontrollojnë Vlorën nga ajri për toka me kanabis

12:10, 28/05/2022
A+ Aa A-

Vijojnë kontrollet për kanabis nga ajri në qytetin e Vlorës. Një helikopter i Policisë së Shtetit është parë mëngjesin e sotëm duke patrulluar në zonat me risk të lartë për kultivim të lëndëve narkotike, njofton gazetari Gentjan Këllçiu.

Sipas informacioneve nga blutë e Vlorës kontrollet po zhvillohen me direktiva nga qendra, Policia e Shtetit.

Helikopteri po kontrollon zonën në brendësi të qytetit ku mund të paraqiten mjedise ideale për parcela kanabisi.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se do të ketë kontrolle nga ajri për kultivim kanabisi edhe në bashkinë Selenicë por edhe në bashkinë e Himarës.

Në bashkinë e Selenicës, kontrollet nga ajri po zhvillohen për herë të dytë brenda dhjetë ditëve, kontrolle të shpeshta për vetë rrezikun që paraqet zona për kultivim të lëndëve narkotike.

Si rrjedhojë e kontrolleve dhjetë ditë më parë në bashkinë e Selenicës u zbuluan tre parcela kanabis duke u arrestuar dhe shoqëruar në komisariat disa persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco