Si nisi dhe pse vdiq 30 vjeçari në Ferizaj? Sherret e vjetra të reperëve rezultuan me krim

Si nisi dhe pse vdiq 30 vjeçari në Ferizaj? Sherret e vjetra të reperëve rezultuan me krim

11:04, 28/05/2022
A+ Aa A-

Syri.net raportoi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur ka mbetur Gazemend Hyjseni, 30 vjeç.

Lidhur me rastin u mësua se cili është motivi i vrasjes së rëndë.

Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i vrasësit, reperi Buta (Betim Januzi).

Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji dorasit iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.

Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryeprokurori i Ferizajt jep detaje të reja për vrasjen e 30-vjeçarit, tregon si ndodhi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin.Jashari tha se ngjarja fillimisht ka ndodhur para një marketi ku një patrullë e policisë ka qenë afër.

“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari për kallox.com.

Tutje, kryeprokurori tha se hetimet kanë nis ndaj të dyshuarit për vrasje por edhe ndaj zyrtarit të Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu, edhe ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar hetime nga Inspektori Policor i Kosovës. Prokuroria aktualisht është duke e përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco