Është arrestuar ditën e sotme 17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri një të mitur në Pukë.
Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit një ditë më parë, ndërsa pas plagës së marrë në këmbë, fëmija u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës.
Mësohet se 17-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e të miturit dhe se kishte shtënë me armë pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.
© SYRI.net