Syri Tv ka siguruar pamje nga liqeni i Prushit në periferi të Tiranës ku u mbytën dy të mitur, 10 dhe 14 vjeç.
Siç shihet në pamjet e siguruara, trupi i pajetë i një prej të miturve është nxjerrë buzë liqenit nga polumbarët.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për trupin e të miturit tjetër që humbi jetën tragjikisht këtë pasdite.
Mësohet se kanë qenë një grup fëmijësh duke u larë në liqen, katër prej tyre kanë dalë nga uji ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht u mbytën.
© SYRI.net