Bilanci i 24 orëve - Tirana me numrin më të lartë të infektimeve, 304 raste aktive me COVID

Bilanci i 24 orëve - Tirana me numrin më të lartë të infektimeve, 304 raste aktive me COVID

17:48, 27/05/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 36 raste të reja me koronavirus nga 616 testime të kryera ndërsa gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 23 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 304 raste aktive me koronavirus.

Prej fillimit të pandemisë janë shëruar në total 272,247 pacientë.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.

Statistika (27 Maj 2022)
Raste të reja ditore          36
Të shëruar në 24 orë       23
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 634 

Testime totale               1,826,354
Raste pozitive                  276,048
Raste të shëruara            272,247
Raste Aktive                         304
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            202
Fier                  18
Korçë               18
Vlorë                17
Shkodër           15
Gjirokastër      13
Durrës              7
Elbasan            6
Berat                3
Dibër                3
Kukës              1
Lezhë              1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco