Përplasen 2 makina në Fier, plagosen shoferët

Përplasen 2 makina në Fier, plagosen shoferët

13:40, 27/05/2022
A+ Aa A-

Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Policia bën me dije se shtetasi I. T., duke drejtuar automjetin tip “Benz” karroceri, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K.

Si pasojë e aksidentit,  janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco