VIDEO-SYRI TV/ Vodhën ‘Benz-in’ dhe goditën policinë për ti shpëtuar, 3 autorët përplasën me trafikndarësen, arrestohen

12:20, 27/05/2022
A+ Aa A-

Tre shtetas 16 vjeçarë janë autorët e vjedhjes së djeshme të një makine tip Benz dhe për t'i shpëtuar policisë, ata bënë manovra të rrezikshme me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë në Fier.

Sipas njoftimit të policisë, në vendin e quajtur "Karbunarë", automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetasit 16-vjeçarë që ndodheshin në mjet.

Njoftimi/ DVP Fier

Vodhën një automjet, në qytetin e Fierit, identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar.

Për t'i shpëtuar Policisë, ata bënë manovra të rrezikshme me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. T. se i kishin vjedhur automjetin tip "Benz", që e kishte parkuar përpara banesës së tij.

Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë identifikuan autorët dhe i shpallën në kërkim, bashkë me automjetin.

Gjatë ndjekjes nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, autorët kanë bërë manovra të rrezikshme me automjetin dhe kanë përplasur automjetin e punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në vendin e quajtur "Karbunarë", automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetasit 16-vjeçarë që ndodheshin në mjet.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 nga shtetasit 16-vjeçarë, të cilët vodhën automjetin e shtetasit A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

---

Në datë 26.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Divjakë, se vajza e tij, shtetasja K. B., 21 vjeçe, është larguar nga banesa në datë 25.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 21-vjeçares.

Në fshatin Frakull, Fier, në banesën dhe në magazinën e shtetasit O. H., 30 vjeç, janë vjedhur një sasi parash dhe disa bizhuteri. Dyshohet se autor i vjedhjes është shtetasi F. D., 27 vjeç. Po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco