Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Më 2 qershor shpallet vendimi përfundimtar për Thoma Gëllçin

Më 2 qershor shpallet vendimi përfundimtar për Thoma Gëllçin

11:37, 27/05/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme shtyn për në 2 qershor seancën për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre të pandehurve të tij.

Gëllçi akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procedurës së një tenderi 87 milionë lekë në vitin 2018.

Të pandehurit e tjerë të dosjes akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera”.

Në seancën e sotme Gjykata u njoh me konkluzionet e mbrojtjes, ku të pandehurit kërkuan të deklarohen të pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco