U kapën me një milion euro kokainë, si e pësuan daja dhe nipi shqiptar

U kapën me një milion euro kokainë, si e pësuan daja dhe nipi shqiptar

11:30, 27/05/2022
A+ Aa A-

Sot në gjykatën e Fermos do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj dy shtetasve shqiptarë, dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri, të arrestuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Mediet italiane bëjnë me dije se të dyve u janë sekuestruar 20 kg kokainë me vlerë rreth një milion euro.

Lënda narkotike u zbulua brenda vazove që kishte blerë tregtari shqiptar, klient prej kohësh i një fidanishteje të njohur nga Grottammare. Pakot, me siguri duhej të ngarkoheshin në një furgon që ishte parkuar aty pranë.

Karabinierët identifikuan dy shqiptarë të tjerë të cilët ndodheshin pranë furgonit. Ndonëse u kontrolluan shtëpitë e tyre në Ascoli, nuk iu gjetën gjurmë droge.

Tregtari, së bashku me nipin e tij, kishin mbërritur në një makinë Volksëagen Polo, së bashku me familjarët, gjithsej katër persona. Të dy, megjithëse kishin blerë bimë të vogla, vendosën t’i vendosnin në vazo më të mëdha. Lëvizjet e çuditshme tradhtuan shqiptarët.

Një qytetar lajmëroi karabinierët të cilët më pas  gjetën kokainën. Tregtari dhe nipi kishin zgjedhur me kujdes bimët ditët e mëparshme dhe më pas ishin kthyer për t’i përgatitur. Ende nuk dihet destinacioni i kokainës./abcnews.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco