Plagosi 11-vjeçarin/ Policia: Po punohet për kapjen e autorit 17-vjeçar

Plagosi 11-vjeçarin/ Policia: Po punohet për kapjen e autorit 17-vjeçar

18:06, 26/05/2022
A+ Aa A-

Pak orë më parë një 17-vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar në qytetin e Pukës, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

17-vjeçari është identifikuar si shtetasi me inicialet R.C. dhe po punohet për kapjen e tij, njofton policia.

Sipas burimeve për mediat, 17-vjeçari kishte pasur konflikt me kushëririn e 11-vjeçarit dhe ka shkuar në lokalin e marrë me qira nga i atit i të miturit.

Pasi nuk e ka gjetur kushëririn, 17-vjeçari ka gjuajtur ndaj të miturit me pistoletë dhe është fshehur.

Pukë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco