Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, një shpallet në kërkim

Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, një shpallet në kërkim

12:34, 25/05/2022
A+ Aa A-

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar tre shtetas për vepra të ndryshme penale, si dhe ka proceduar tre të tjerë në gjendje të lirë.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë kapën shtetasin në kërkim A. Xh., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës  07.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për vepër penale në fushën e mashtrimit, kryer në bashkëpunim. Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas i kanë kaluar strukturave të DVP Durrës.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. N., 45 vjeç, banues në lagjen "Hajro Çakërri",  Vlorë, për veprën penale "Vjedhja", pasi ka vjedhur portofolin e shtetases Q. S., 67 vjeçe.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

- N. T., banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për veprën penale "Kanosja", pasi ka kanosur me fjalë, shtetasen E. T., 45 vjeçe, banuese në Vlorë;

- Xh. H., 43 vjeç, banues në  lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 43-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht djalin e tyre të mitur;

-Ll. Xh., 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale "Vjedhja", pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatin të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 43 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motoçikletën, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-----------

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2022, rreth orës 11:45, ka shkuar për mjekim në Qëndrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier,  pasi dyshohet se për motive të dobta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco