Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Armiqtë e betuar ndahen edhe në spital/ Si nisi konflikti Roma-Feynoord

Armiqtë e betuar ndahen edhe në spital/ Si nisi konflikti Roma-Feynoord

12:22, 25/05/2022
A+ Aa A-

Urgjenca Kombëtare do të dërgojë dy autoambulanca pranë stadiumit “Air Albania”, njëra do të qëndrojë pranë tunelit dhe tjera në ambientet e jashtme, për të qenë në gatishmëri për çdo të papritur.

Po ashtu do të jenë në dispozicion shtatë ekipe infermierësh,  një prej tyre në tribunën VIP, ndërkohë që të tjerët do të jenë ekipe në lëvizje.

Për të shmangur konfrontimet, në rast se do të ketë nevojë për shoqërime në spital, tifozët e holandezë do të transportohet drejt spitalit  të Sanatoriumit, ndërsa ata italianë drejt Traumës.

Në Tiranë, të gjithë aktorët e përfshirë në organizimin e finales së 'Conference League', i druhen jashtëzakonisht shumë një përplasje të mundshme ndërmjet tifozerive ultras, kjo për vetë faktin se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord janë kthyer në armiq të përbetuar.

Në 2015, gjatë sfidës Roma-Feyenoord, e vlefshme për 1/8 e Europa League, tifozët holandezë zbarkuan në rrugët e kryeqytetit italian duke shkaktuar kaos të vërtetë, praktikisht e çmontuan “Piazza di Spagna”, shkatërruan çdo gjë u doli përpara, madje edhe vepra arti si shatërvani i 'Fontana della Barcaccia'.

Me të njëjtën monedhë iu përgjigjën edhe tifozët e Romës, në ndeshjen e kthimit në Roterdam.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco