Dhuna/ Rritet bilanci dhe shqetësimi për atë që mund të ndodhë sonte

Dhuna/ Rritet bilanci dhe shqetësimi për atë që mund të ndodhë sonte

10:22, 25/05/2022
A+ Aa A-

Dhuna që pushtoi kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar dhe lëndime fizike për dhjetëra persona, efektivë policie, por edhe tifozë.

Në Spitalin e Traumës, gjatë mbrëmjes dhe natës janë paraqitur 30 persona të dëmtuar, nga të cilët 20 efektivë policie.

Të lënduarit kanë pasur kryesisht dëmtime të lehta. Ata janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse. Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.

Incidentet e huliganëve kanë tërhequr edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Shqetësimi sa vjen e shtohet për atë që mund të ndodhë sot, shkruajnë ato.

Një tifoz i Feynoord-it u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse Fejnordi do të fitojë.

Ai tha se tifozëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco