5000 tifozë nga Holanda, Italia dhe Kosova futen në Shqipëri përmes Morinës

5000 tifozë nga Holanda, Italia dhe Kosova futen në Shqipëri përmes Morinës

10:13, 25/05/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra tifozë nga Holanda, Roma e Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinit për të ndjekur finalen e sotme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë.

Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.

Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane asaj të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit.

Sipas të dhënave të marra në P.K.K Morinë gjatë  orëve të para të ditës se sotme kanë hyrë në territorin shqiptar nga Morini 5137 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco