Thirri ‘Roma-Roma’ mes holandezëve/ Si u ndez ‘lufta’ nga një shqiptar

Thirri ‘Roma-Roma’ mes holandezëve/ Si u ndez ‘lufta’ nga një shqiptar

09:32, 25/05/2022
A+ Aa A-

Kush e ndezi ‘luftën’ mes tifozëve të Romës dhe Feynoord-it në Tiranë, që la pas kaos dhe shkatërrim në kryeqytet?

Sipas medieve italiane, fajtor është një shqiptar.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se dhuna nisi nga një episod banal. Një shqiptar vendosi të thërrasë ‘Roma-Roma-Roma’ përpara tifozëve holandezë, duke nxitur reagimin e tifozëve portokalli.

Pas një dite thelbësisht të qetë, temperamenti u nxeh në perëndim të diellit. Të paktën 200 tifozë holandezë vendosën të shkojnë drejt zonës ku ishin vendosur tifozët italianë. Nisi kështu një natë trazirat që vijoi deri vonë.

Edhe portali italian ‘Fanpage’ shkruan se ka qenë një provokim nga ana e shqiptarëve që ka ndezur dhunën.

“Disa shqiptarë, klientë të klubit, u bërtasin ‘Roma-Roma-Roma’ në fytyrë tifozëve të ardhur nga Roterdami. Është një provokim aq sa i marrë, po kaq edhe i rrezikshëm. Alkooli, euforia dhe dëshira për hakmarrja, shoqëruar me forcën e turmës, sjellin një përzierje shpërthyese. Tërbimi i ultrasve shpërthen i pakontrolluar në zemër të kryeqytetit”, shkruan portali.

Policia shqiptare nga ana e saj ka bërë thirrje të vazhdueshme që të mos ketë provokime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Greg andoni25/05/2022 10:15

Si po na perdorin keta te BE per te ruajtur imazhin e tyre, i provokoj shqiptari thone. Hollandezet skane lene njeri pa provokuar dje, gjat gjithe rruges ngacmonin njerez. Perçares ngelen gjithe jetes keta evropianet, gjej shesh e bej pershesh. Ligji me tfortit, ose ne rastin me "intelektual" ligji i me te zgjuarit sipas standartit te tyre. Evropa evropa evropa, danke merkel danke union de salsiç danke baguette. Qesharak

Shto koment

Denonco