Kthehen mbrapsht tifozët që shkaktuan trazira në Tiranë

Kthehen mbrapsht tifozët që shkaktuan trazira në Tiranë

09:02, 25/05/2022
A+ Aa A-

Dhjetëra tifozë, të cilët u përfshinë në trazira mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë nisur drejt Italisë.

Pas shoqërimit nga policia, ata janë dërguar në Durrës dhe rreth orëve të para të ditës së sotme janë nisur drejt Italisë me tragetin Durrës-Bari. Ndërkohë që masa të shtuara sigurie janë vendosur në Portin e Durrësit. Një numër i madh uniformash blu janë në pritje të hyrjes së tifozerisë nga ky port.

Mbrëmjen e djeshme, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Policia njoftoi se si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco