Grushte, shqelma, karrige, gjithçka e përdorur për të shkaktuar kaos e dhunë në Tiranë një natë para finales së 'Conference League' mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.
Një 45-vjeçar mbeti i plagosur, teksa policia deklaroi se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka dhënë versionin zyrtar për përplasjen e ndodhur me tifozët holandezë, pasditen e djeshme në Tiranë. Sipas “bluve” te kryeqytetit, holandezët janë konfliktuar me një 45-vjeçar shqiptar. Si pasojë e përleshjes fizike është dëmtuar 45-vjeçari A. G., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se tifozët e Fejnordit ishin në gjendje të dehur. Sakaq, policia ka shoqëruar tetë prej tyre, ndërsa po heton rrethanat e ngjarjes.
Pamjet e siguruara nga SYRI po bëjnë xhiron e e botës në mediat ndërkombëtare.
© SYRI.net