Shifrat e COVID, rritet numri i infektimeve, asnjë humbje jete

Shifrat e COVID, rritet numri i infektimeve, asnjë humbje jete

18:15, 24/05/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike në vendin tonë. 

Nga 904 testime të kryera, kanë rezultuar 58 qytetarë të infektuar me koronavirus (17 ishte numri i rasteve pozitive një ditë më parë).

Nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërkohë që 20 qytetarë janë shëruar duke mposhtur sëmundjen. 

Në të gjithë vendin janë 260 qytetarë aktivë me COVID. 

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 58 qytetarë, në këto bashki: 

34 në Tiranë, 5 në Shkodër, Korçë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Gjirokastër, 1 në Durrës, Kamëz, Lushnje, Patos, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.

Janë 260 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. 

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,182 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (24 Maj 2022) 
Raste të reja ditore          58
Të shëruar në 24 orë       20
Të shtruar në spitale         4
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 904 

Testime totale               1,824,414
Raste pozitive                  275,939
Raste të shëruara             272,182
Raste Aktive                         260
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            165
Korçë               18
Gjirokastër      15
Vlorë                 14
Shkodër           13
Fier                  13
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              3
Dibër                 2
Berat                2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco