Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

‘U arrestua për shpërdorim detyre në 24 mars’/ Lirohet ish-drejtori i ASHK, Sarandë

‘U arrestua për shpërdorim detyre në 24 mars’/ Lirohet ish-drejtori i ASHK, Sarandë

16:54, 24/05/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme është liruar nga qelia Ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima.

Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masën e sigurisë për të nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.

Seanca u zhvillua sot në orën 12.30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj.

Dhima, 34-vjec u arrestua në 24 mars pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” në kuadër të operacionit “Heshtja 2”. Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës, të arrestuar gjatë të njëjtit operacion, vazhdojnë të jenë ish-zyrtarët e ASHK Sarandë Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lango ndërsa në kërkim është ish-Drejtoresha Kozeta Statha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco