FOTO/ Alarm tjetër për bombë në Rektoratin e universitetit të Prishtinës

FOTO/ Alarm tjetër për bombë në Rektoratin e universitetit të Prishtinës

14:35, 24/05/2022
A+ Aa A-

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës, njesi anti-bombë dhe zjarrfikëse kanë rrethuar sot godinën e Rektoratit të universitetit të Prishtinës, pasi ishte marrë njoftim për vendosjen e një bombe. Por, pas kontrollit që i është bërë gjithë terrenit, njësitet policore janë larguar pasi alarmi ka rezultuar i rremë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se rreth orës 12:00 është marrë një informacion për  shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Por “pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar,  informata, alarmi ka rezultuar të jetë i rremë”, tha Ahmeti.

Një alarm i tillë u dha edhe të martën e javës së kaluar, që rezultoi të ishte i rremë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco