‘Ishin bashkë në një tavolinë’/ Zbardhet skema si polici i specialeve plagosi qytetarin

‘Ishin bashkë në një tavolinë’/ Zbardhet skema si polici i specialeve plagosi qytetarin

13:44, 24/05/2022
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e Myrteza Likajt nga polici i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Lutfi Gjyli.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se, autori dhe i plagosuri kanë qenë duke ndenjur bashkë në një tavolinë, kur policia e ka qëlluar me një plumb në këmbë.

Në momentin e plagosjes, polici i specialeve Gjyli ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor L. GJ, 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën ‘Llazi Miho’. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi L. GJ., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit M. L., në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për sa më sipër, shtetasi L. GJ. u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’,  parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco