Bilanci i Covid/ Ja sa raste janë shënuar në 24 orët e fundit

Bilanci i Covid/ Ja sa raste janë shënuar në 24 orët e fundit

16:23, 22/05/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 26 qytetarë, ndërsa 34 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Buletini ditor i Ministrisë së Brendshme:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 445 testime, 26 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 34 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Maj 2022)

Raste të reja ditore 26

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 445

Testime totale 1,822,887

Raste pozitive 275,864

Raste të shëruara 272,125

Raste Aktive 242

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143

Fier 30

Korçë 14

Vlorë 13

Gjirokastër 12

Shkodër 11

Elbasan 6

Lezhë 6

Berat 3

Durrës 2

Dibër 2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco