VIDEO+EMRAT/ I dehur në timon, i riu del me makinë jashtë rruge, 4 të plagosur

15:53, 22/05/2022
A+ Aa A-

Një i ri i dehur në timon ka shkaktuar një aksident ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Taç të Kolonjës, në rrugën Ersekë-Leskovik.

Të plagosurit dhe shoferi ndodhen në spitalin e Korçës dhe Ersekës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i makinës është identifikuar si, Enrik Lamçe. Pasagjerët janë Arjol Bici, Rosela Qori, Doraldo Mujo, Florian Hyka.

Policia e Kolonjës/ Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco