VIDEO/ Aksident me vdekje në Vlorë

15:30, 22/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në Vlorë.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës thanë se, një makinë ‘Nissan’ që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet E. S., ka përplasur për vdekje këmbësorin 50 vjeç me inicialet B. B.

Ky i fundit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Nissan’, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco