Nuredin Dumani dëshmon për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan?

Nuredin Dumani dëshmon për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan?

20:36, 21/05/2022
A+ Aa A-

Nuredin Dumani 35-vjeç i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për një sërë krimesh dyshohet se ka dëshmuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill.

Megjithatë nuk dihet se çfarë ka thënë në lidhje me vrasjen që tronditi Elbasanin, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ajo që vlen të theksohet është se vrasja e tij nuk është përfshirë në ngjarjet e Dumanit që Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjyaktë, raporton OraNews.

Pjerin Xhuvani, u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39-vjeçar, Pavlo Vuksani 50-vjeçar, Eltjon Bodinaku 32-vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti  dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco