E rëndë në Sarandë, plagoset një person

E rëndë në Sarandë, plagoset një person

20:07, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një person është plagosur me thikë këtë pasdite në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosur ka mbetur një person me inicialet D.R., i cili u qëllua me thikë nga D.G. Policia ka nisur kërkimet për të kapur autorin ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë
Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco