'Zbërthehet' Xhixha: Nuredin Dumani na tha se ka lidhje me ministra, deputetë e prokurorë

'Zbërthehet' Xhixha: Nuredin Dumani na tha se ka lidhje me ministra, deputetë e prokurorë

19:53, 21/05/2022
A+ Aa A-

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku nga burimet, mësohet se në disa momente ka patur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit. Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka patur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ky i fundit dhe të gjithë të pandehurit e tjerë kanë kundërshtuar deklarimet e Dumanit, ndërsa Xhixha prej një viti ndodhej në burg nën akuzë për vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.

Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq: Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco