Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Plantacion marijuane nën kullotën e bagëtive, arrestohet shqiptari

Plantacion marijuane nën kullotën e bagëtive, arrestohet shqiptari

16:24, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një impiant ndriçimi, ujitjeje, ajrosjeje, i gjithi u ushqyer me energji të vjedhur nga rrjeti. Rreth e rrotull një strukturë muresh për të fshehur plantacionin, sipër dhi e dhen që kullosin.

Roje bënte një i ri që tashmë është në telashe me drejtësinë italiane për prodhim e zotërim sasish të mëdha droge. Shqiptari, 26 vjeç, është me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

Falë punës së karabinierëve të Fanos u arrit të zbulohej prodhimi i madh i marijuanës në një hapësirë rreth 100 metra katror anash një banese në Montemaggiore al Metauro.

Plantacioni ishte ndërtuar mbi një argjinaturë në një zonë që është objekt konfiskimi, një strukture murale çatia e së cilës ishte mbuluar me dhé. Sipër, kullota e deleve dhe dhive.

U gjetën tri bimë në vazo, të lartë një metër e gjysmë, por nga kontrolli u zbuluan edhe 6.5 kile marijuanë e tharë dhe e konfeksionuar, si dhe mjetet e nevojshme për përpunimin e dozave. Më tej, edhe një pistoletë lodër por që mund ta merrje lehtësisht për të vërtetë, një karabinë me ajër të kompresuar dhe një katana e vogël japoneze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco