Dy 'Benz-a' përplasen në Lezhë, njëri përfundon në arë, ka të plagosur

16:06, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Sipas burimeve për SYRI-n, njëri nga Benz-at ka qënë duke udhëtuar nga  Shkodra në drejtim të Lezhës, kur makina tjetër i ka prerë rrugën për tu futur tek karburanti.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit tip Benz që ka dalë jashte rruge, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës, dhe pasagjeria e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit që i ka përplasur nuk ka marrë dëmtime dhe ndodhet në vendngjarje.  

Nga goditja e fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë anash rrugës.

Policia ndodhet në vendgjarje ndërsa po punon për zbardhjen e këtij aksidenti. 

Lezhë /Informacion paraprak 

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë - Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj.

Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco