Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Këndi i Pano Sokos

VIDEO-SYRI TV/ Lagjja 'Skëndërbeg' ndotet nga ujërat e zeza, banorët: Kemi frikë për fëmijët tanë

14:22, 21/05/2022
A+ Aa A-

Ujërat e zeza janë kthyer një shqetësim serioz për banorët e  lagjes“Skënderbeg” në Lezhë. Ata i frikësohen përhapjes së ndonjë infeksioni të mundshëm nga ndotja dhe era e rëndë. Edhe pse janë ankuar prej disa vitesh në bashki, banorët kësaj lagjeje nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, tha gazetari Martin Marku.

Nga SYRI TV

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Lezhë kanë ngritur alarmin në SYRI TV për shkak se ndihen të rrezikuar çdo ditë e më shumë nga kanali i ujërave të zeza. Ata apelojnë për ndihmë ndaj shtetit pasi sipas tyre në bashki janë ankuar me dhjetëra herë, por kjo e fundit ka qëndruar indiferente përballë shqetësimit jetik të tyre.

Mjafton të kalosh në këtë lagje kaq të populluar nga lezhjanët për të kuptuar se era e rëndë të mbyt.

Dritaret e shtëpive qëndrojnë tët mbyllura thuajse gjatë gjithë ditës ndërsa banorët sa herë që iu duhet të kalojnë në lagje, përdorin shami për të mbuluar hundën pasi era kundërmuese e ujërave të zeza ndihet kudo.

Frika më e madhe është rreziku i ndonjë sëmundjeje ku më të prekur janë fëmijët e vegjël të cilët pavarësisht erës së rëndë janë të detyruar të luajnë në lagje pasi nuk kanë asnjë vend tjetër për t’u argëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco