Policia ngatërron të arrestuarit e SPAK, në vend të Feçit çon në gjyq një person tjetër

Policia ngatërron të arrestuarit e SPAK, në vend të Feçit çon në gjyq një person tjetër

13:34, 21/05/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme po jep sot me radhë, masat e sigurisë për 18 të arrestuarit e SPAK në kuadrin e operacionit “Golden Bullet”. Ndërkohë që iu dha masa disa prej të arrestuarve, ndër ta edhe të penduarit Nuredin Dumani, mësohet se para trupit gjykues, në vend të 47-vjeçarit Ilirjan Feçi, Policia ka sjellë me pranga një person tjetër.

Më herët iu komunikua masa "arrest me burg" të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Dumani, autor i një sërë vrasjesh, ndodhet në spital, i plagosur në shtyllën kurrizore gjatë shkëmbimit të zjarrit me një të kërkuarin Talo Çela në Papër të Elbasanit.  

CILI ESHTE ILIRJAN FEÇI

më 27 janar 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka dhënë masat e sigurisë “arrest me burg pa afat” për pesë të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasjeje, pjesë e të ashtuquajturit grup i vrasësve me pagesë. Ata janë: Ibrahim Difaj, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Image

Policia e Shtetit njoftoi më 27 janar 2022 se “në kuadër të punës hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si rezultat i një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disajavore, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Policia Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, në bashëpunim me Policinë e Kurbinit, mbështetur nga Forcat Speciale FNSH dhe RENEA, kryen operacioni policor të koduar “Storm”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpëtim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

“Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drrejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

“Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20 000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

Vjedhje e automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhje e automjetit tip “Volkswagen Touran", në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Materialet i kaluan për hetime të metejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve:

Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja” e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë etj.

‘Arrest me burg’: Dumanit, tani bashkëpunëtor i drejtësisë, i komunikohet në spital masa e sigurisë

‘Kam bërë vetëm detyrën. Më rrezikohet jeta e familjes, kam arrestuar kriminelë’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco