‘Kam bërë vetëm detyrën. Më rrezikohet jeta e familjes, kam arrestuar kriminelë’

‘Kam bërë vetëm detyrën. Më rrezikohet jeta e familjes, kam arrestuar kriminelë’

12:49, 21/05/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, oficerit të Policisë së Lezhës Leonard Palushit, i cili u arrestua në kuadrin e operacionit “Golden Bullet” të drejtuar nga SPAK, bashkë me 18 persona të tjerë. Gjatë seancës, Palushi deklaroi: “Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta pak më tepër nga sa duhet.”

Palushi akuzohet për orientim të gabuar të hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke shpërdoruar detyrën.

"I kërkoj autoriteteve të marrin në mbrojtje familjen time – kërkoi oficeri. - Kam një jetë që kam veten në rrezik në operacione të ndryshme përfshirë goditjen e kultivimit të drogës apo arrestime të personave të rrezikshëm. Kam dy fëmijë të mitur të cilëve iu duhet siguruar jeta.”

Palushi u shpreh me bindje në fjalën e tij se "kam zbatuar me përpikmëri rregullat e Policisë; kam mbajtur prej dy vitesh qëndrimet e mia për ngjarjen, pasi jam pyetur rreth saj. Nuk kam asnjë lidhje me grupe kriminale apo persona të tillë. Kontaktet me Alibejn, për shkak se i kishin vrarë të vëllanë, takimet me të, kanë ndodhur vetëm në këtë kontekst: të marrjes në pyetje dhe informacioneve që mund të dinte," ka sqaruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco