Arrestohet banda e hajdutëve të makinave në Tiranë, i shisnin në Fushë Krujë dhe Mamurras

Arrestohet banda e hajdutëve të makinave në Tiranë, i shisnin në Fushë Krujë dhe Mamurras

10:40, 21/05/2022
A+ Aa A-

Një bandë prej pesë personash prej më shumë se një viti, vidhte makina në Tiranë me çelësa të klonuar dhe i shiste më pas ato në Fushë Krujë dhe Mamurras.

Për shkatërrimin e saj, Komisariati Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 të Tiranës, zhvilluan operacionin e koduar “Cloned key”.

Si rezultat, u arrestuan tre nga hajdutët dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Konkretisht,

E. P, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim;

E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";

L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.

Hetimet zbuluan se ky grup prej pesë personash, vitin e kaluar dhe këtë viti, me anë të çelësave të klonuar ka vjedhur automjete në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i ka shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të L.T, policia gjeti targa të vjedhura, një shkop gome, një radio policie dhe çelësa makinash.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të parkuar në këtë subjekt, u gjet një kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Po ashtu, pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se njeri anëtar i bandës,  E. S. kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës.

Grupit të hajdutëve të makinave iu gjet një automjet i vjedhur, targa të vjedhura, një kallashnikov, shkop gome, radio policie, një aparat celular dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Tashmë po vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Paralelisht, edhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco