'Golden Bullet': Dalin sot para Gjykatës së Posaçme, 18 të arrestuarit dhe të akuzuarit për krimet e rënda

'Golden Bullet': Dalin sot para Gjykatës së Posaçme, 18 të arrestuarit dhe të akuzuarit për krimet e rënda

09:26, 21/05/2022
A+ Aa A-

Dalin sot për të marrë masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme, 18 personat e arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Golden Bulletë”, që hodhi dritë mbi vrasjet dhe ngjarjet kriminale më të rënda të ndodhura vitet e fundit në vend. Operacioni u shtri në katër qarqe, siç janë Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Lezha. 

Nëntë të arrestuarit gjatë operacionit janë:

Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç

Nëntë të akuzuarit që janë në qeli: 

Nuredin Dumani, 35 vjeç
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç

Operacioni i koduar “Golden bullet” u krye nga  Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan  në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda. 

Nga ky operacion që u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u kapën 9 persona, ndërsa 9 të tjerët janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco