Nga hajdut në 'sipërmarrës' i vrasjeve me pagesë, kush është Nuredin Dumani

Nga hajdut në 'sipërmarrës' i vrasjeve me pagesë, kush është Nuredin Dumani

21:55, 20/05/2022
A+ Aa A-

Nuredin Dumani është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale. Nuredin Dumani ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh.

Ai u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private dhe tashmë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ka zbardhur vrasjet e bujshme të një dekade dhe pazaret që bënin vrasësit me pagesë ku vetëm për ekzekutimin e Indrit Dokles u ofruan 500 mijë euro.

Por, kush është Nuredin Dumani dhe cilat janë disa nga krimet që ka kryer?

I lindur në fshatin Selitshtë të Dibrës, 35-vjeçari Dumani me arsim 8-vjeçar, nga hajdut u “shndërrua” në një “sipërmarrës” të vrasjeve me pagesë.

Nga dëshmia e tij pas bashkëpunimit me drejtësinë, janë zbardhur të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara.

Ai ka treguar përpara prokurorëve të SPAK-ut se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për vrasjen e Endrit Dokles kundrejt 100 mijë eurove.

Dumani ka rrëfyer autorët e ekzekutimit të Fatmira Dedës në vitin 2014, pasi ajo kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda, në vitin 2013.

Ai ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli, i cili i kishte ofruar atij 40 mijë euro për këtë vrasje.

Përpara hetuesve Dumani ka folur edhe për vrasjen e taksistit Bujar Çela, vëllait të armikut të tij Talo Çelës.

Nga tregtimi i këpucëve të përdorura te lidhja me Talo Çelën

Në vitin 2013 pas daljes së tij të parë nga burgu në bazë të dëshmisë së tij, ai tregtonte këpucë të përdorura, ndërsa 9 vite më vonë zbardhi një mori me ngjarje dhe ku SPAK pretendon se janë zbuluar 8 grupe kriminale.

“Në vitin 2013 me sa mbaj mend më takon Talo Çela në një dyqan që unë kisha pas daljes nga burgu. Në këtë dyqan tregtoja këpucë të përdorura. Talo ishte së bashku me Gent Sharrën me një mjet tip Regina. Më tha se kishte një punë për të bërë por na duhen njerëz nga këtej duke nënkuptuar Durrësin”, është shprehur Dumani gjatë një rrëfimi për një nga grabitjet.

Më herët, Dumani ka qenë i skeduar edhe për trafikimin e një vajze në Francë për shfrytëzim prostitucioni dhe i arrestuar për vjedhje.

Grabitjet

Gjithashtu, ai ka rrëfyer edhe 6 grabitje që ka kryer me Talo Çelën dhe persona të tjerë në periudhën kohore 2012-2017.

Ata janë autorë të grabitjes me armë dhe dhunë të shtetasve Xhemal Liçi, argjendarit Lirak Bajraktari, shtetasve Hamit Haxhia, Astrit Ademi, Hamdi Sharka, kambistit Shyqëri Shala, në qytetet Elbasan, Shijak Kavajë dhe Berat.

Grabitja e parë që kam bërë ka qenë tek një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 fillim 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë”, ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Grabitja e 2 ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës. “Grabitja e rradhës ishte po në Shijak dhe informacionin për personin e kishte shtetasi Dorjan Shkoza. Ngjarja ka ndodhur po në vitin 2013. Personi që kishte servisin ishte nga Shijaku dhe kishte një Benz C Class, ngjyrë gri, i vitit 2005 dhe jepte lekë me fajde”, rrëfen ai më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco