'Je e re për këto gjëra'/ Rrëfimi i të dashurës së Nuredin Dumanit, ja si iu prezantua vajzës nga Kosova

'Je e re për këto gjëra'/ Rrëfimi i të dashurës së Nuredin Dumanit, ja si iu prezantua vajzës nga Kosova

21:51, 20/05/2022
A+ Aa A-

20-vjeçarja, Mirjetë Hajdini, e dashura e Nuredin Dumanit ka rrëfyer se ky i fundit i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu.  Ajo ka treguar se nuk kishte dijeni se Dumani kishte probleme me drejtësisë në Shqipëri.

20-vjeçarja ka thënë ndër të tjera se ai mbante të njëjtën armë kudo me vete dhe se kur e kishte pyetur se përse dilte i armatosur i ishte përgjigjur “je e re për këto gjëra”.

‘Shtetësja Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë.

Më tej ajo ka shpjeguar se:..... mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty.

Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri.

Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka.

Mirjeta tha se zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon.

Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë, por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë.

Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.’- thuhet në dosjen e autoriteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco