‘Kërkova 200 mijë € për vrasjen e drejtorit të Wilson’/ Dumani nxjerr Suel Çelën, zbulon aplikacionin e ri

‘Kërkova 200 mijë € për vrasjen e drejtorit të Wilson’/ Dumani nxjerr Suel Çelën, zbulon aplikacionin e ri

21:01, 20/05/2022
A+ Aa A-

Duke rrëfyer për atentatin ndaj drejtorit të shkollës Wilson, Lulzim Masha, të porositur nga Suel Çela, Nuredin Dumani ka treguar edhe aplikacionin më të ri që bandat përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmisë së Dumanit, ai ka treguar se me Suel Çelën ka komunikuar me aplikacionin ‘Matrix’.

‘Matrix’ shërben për bisedat e koduara mes anëtarëve të bandave kriminale. Nëse konfigurohet në celular, bisedat mund të kodohen nga skaji në skaj.

Ndërsa për vrasjen e Lulzim Mashës kishte kërkuar 200.000€ por i kishin dhënë vetëm 150.000.

Pjesë nga dëshmia:

Dumani: Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.

Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Wilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës Wilson e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e ………… Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco