'Rrufeja' arreston në Prishtinë, shqiptarin me 16 kg kanabis, i kërkuar në dy shtete

'Rrufeja' arreston në Prishtinë, shqiptarin me 16 kg kanabis, i kërkuar në dy shtete

10:29, 20/05/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar me iniciale A. K. që dispononte dokumente të Shqipërisë dhe të Kosovës u arrestua mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë në një operacion të posaçëm të Policisë së Kosovës të koduar si ‘Rrufeja”.

Ky person u gjet me 16,780 kg marihuanë dhe ishte shpallur në kërkim nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.

“Në orët e mbrëmjes së 19 majit 2022 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar operacionin  “Rrufeja”, që  ka rezultuar me arrestimin e A.K. shtetas i Shqipërisë, që po ashtu kishte edhe dokumente të Kosovës, arrestim me dyshimin e bazuar për posedim të lëndës narkotike.

U kontrollua vendi ku banonte dhe iu sekuestrua një valixje me 31 paketa substancë narkotike, një qese me marihuanë, ku pesha totale arrinte në 16,780 kg si dhe para kesh, 100 euro, dy telefona celularë, dy pasaporta të Shqipërisë, një letërnjoftim të Kosovës, dy patenta shoferë, njëra e Shqipërisë dhe tjetra e Italisë.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione se personi i dyshuar tani më i arrestuar, dyshohet se është i kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco