Dosja e ‘Plumbit të artë’/ Ja aplikacioni në celular ku komunikojnë vrasësit

Dosja e ‘Plumbit të artë’/ Ja aplikacioni në celular ku komunikojnë vrasësit

10:16, 20/05/2022
A+ Aa A-

Më shumë se 12 ngjarje kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit pas arrestimit. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze, por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.

Bujar Çelën, vëllain e armikut të tij të përbetuar Talo Çelës, Dumani ka thënë se e ka vrarë Besmir Xhixha, vetë ai dhe një person tjetër që është shpallur në kërkim. Ndërsa 2.8 kg tritol të vendosura në banesën e Talo Çelës, rreth një vit e gjysmë më parë, është vënë nga shtetasi  Elio Bitri. Sipas tij, Talo Çela kish organizuar një plan për vrasjen e Florenc Çapjas, por edhe të Sokol Sanxhaktarit.

Ndërkohë që mësohet se avokati Alban Brengasi ka paguar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Në rrëfimin e Dumanit jepen edhe detaje se si u porosit dhe u organizua atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha në Tiranë, i cili për fat të mirë shpëtoi nga atentati dhe tregoi detaje rreth ngjarjes në polici.  

Dumani është rrëfyer për ekzekutimin e Fatmira Dedës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014. Ai ka treguar se vrasja e saj është bërë nga Talo Çela, pasi gruaja po kërkonte drejtësi për vrasjen e djalit të saj Elvis Deda në vitin 2013. Ky i fundit, sipas të dhënave nga dosja, është ekzekutuar nga miku i Dumanit, Henrik Hoxhaj dhe Fatmir Qoli, i shpallur në kërkim.

Një tjetër ngjarje e rëndë e zbardhur është ajo e atentatit ndaj Lulzim Mashës, pronarit të shkollës private në Tiranë. Dumani ka thënë se vrasja e tij është porositur nga Suel Çela, dhe kanë marrë pjesë në ngjarje Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj. Siç duket, Dumani është zbërthyer mirë përpara hetuesve, saqë nga vetë SPAK është konsideruar si një "minierë ari" ndaj edhe operacionin e kanë emërtuar "Golden Bullet", një plumb i artë kundër 8 bandave kriminale.

Nuredin Dumani tregon me detaje se si ka organizuar vrasjet me anëtarët e bandës së tij duke zbuluar edhe mënyrën e komunikimit. Teksa fliste për atentatin ndaj drejtorit të shkollës Wilson, Dumani tregoi se bandat përdorin aplikaconin "Matrix" për të shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin. Nëse aplikacioni Matrix arrin të konfigurohet në celular, bisedat mes bandave mund të kodohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco