Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe një i plagosur

08:35, 19/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person, ndërkohë që është plagosur dhe miku i tij, të dy me origjinë nga Tropoja.

Njoftimi i policisë

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash - Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip "Benz", në të cilin udhëtonin shtetasit  A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco