Operacioni i SPAK pas dëshmisë së Dumanit? - Në pranga anëtarë të grupeve kriminale dhe efektivë policie

Operacioni i SPAK pas dëshmisë së Dumanit? - Në pranga anëtarë të grupeve kriminale dhe efektivë policie

08:02, 19/05/2022
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5:30, RENEA ka zbarkuar në qytetin e Elbasanit, raporton gazetari Mirgen Sejdini.

Sipas burimeve, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë rreth 10 persona që priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se  dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit të tij ka ngritur më shumë se 30 urdhra-ndalimi të lëshuar nga SPAK.

Dosja me volume të mëdha u është dërguar nga SPAK, nga Prokuroria e Elbasanit që shpalli moskompetencë duke e dërguat dosjen në SPAK për hetime të mëtejshme. 

RENEA ka nisur arrestimet në  qytetin e Elbasanit dhe ende është duke e vazhduar operacionin.

Personat që janë arrestuar janë të dyshuar si anëtarë të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit.

Mes personave të ndaluar ose që pritet të ndalohen janë dhe disa oficerë, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco