Aksidenti fatal në Milot: Një zonjë humb jetën, plagoset një tjetër me dy fëmijë

Aksidenti fatal në Milot: Një zonjë humb jetën, plagoset një tjetër me dy fëmijë

07:42, 19/05/2022
A+ Aa A-

Nga aksidenti i rëndë që i ndodhi këtë mëngjes një taksie në autostradën Milot - Mamurras, ka humbur jetën një zonjë që udhëtonte me një grua më të të re dhe dy fëmijë, njofton gazetari Martin Marku i SYRI TV.  

Mësohet se gruaja e re me dy fëmijët, që nuk dihet në janë të sajët si dhe taksisti, janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës nga ambulanca, bashkë me zonjën më të madhe në moshë që nuk mbijetoi.

Të gjithë ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit.

Ky është aksidenti i 11-të që ka ndodhur në harkun kohor të një jave në rrugët e qarkut të Lezhës, tha Marku, me 3 viktima dhe 22 të plagosur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco