Aksident i rëndë i një familjeje në aksin Milot - Mamurras, humb jetën një grua

Aksident i rëndë i një familjeje në aksin Milot - Mamurras, humb jetën një grua

07:10, 19/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë i ka ndodhur një familjeje, mëngjesin e së enjtes në aksin Milot-Mamurras. Në taksinë që doli nga rruga udhëtonin dy gra me dy fëmijë.

Nga përmbysja e makinës ka humbur jetën njëra prej grave, me moshë më madhe. Nuk dihet ende identiteti i saj dhe i të plagosurve.

Ambulanca e Laçit i dërgoi të gjithë të plagosurit në Spitalin e Traumës, edhe taksistin, por fatkeqësisht zonja ka ndërruar jetë.

Pritet njoftimi i Policisë për emrat e të lënduarve dhe rrethanat si ndodhi aksidenti. Dihet vetëm se gratë me dy fëmijët po shkonin në Rinas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco