Nga akuzat si vrasës me pagesë te dhunimi i biznesmenit libanez me 'Rrumin', kush është viktima e atentatit në Sukth

Nga akuzat si vrasës me pagesë te dhunimi i biznesmenit libanez me 'Rrumin', kush është viktima e atentatit në Sukth

21:38, 18/05/2022
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të Sukthit. Viktimë ka mbetur Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç, një person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër personit. Ai është qëlluar me dy plumba teksa ishte në dyqanin e tij në qendër të Sukthit, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Nga raportimet paraprake shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës, megjithatë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arben Mërkuri është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, kjo pasi ai ka qenë i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit ndërsa ka bashkëpunuar edhe me 'Rrumin' e Shijakut, Muharrem Laho.

48-vjeçari dyshohet si i përfshirë edhe në vrasje me pagesë por autoritetet nuk kanë dokumentuar diçka konkrete ndaj tij për ta vënë nën akuzë. Ai së fundmi ushtronte një aktivitet privat në zonën ku edhe ndodhi ngjarja.

Dyshohet që krimi i sotëm të ketë qenë i porositur dhe kryer me pagesë, por kjo në kuadrin e dyshimeve paraprake që kanë blutë e Durrësit, ndërsa ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen. Ka dyshime që në ekzekutim të kenë marrë pjesë të paktën 2 persona.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Image
Biznesmenti amerikano-libanez, Faadi Mitri

Image

Viktima Arben Mërkuri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco